Skip to content

Mbledhja e Këshillit Politik,Yuri Kim: Besoj se anëtarët do të marrin vendime të zgjuara

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim. Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se është mirë që të dëgjosh që Këshilli Politik po bën progres.

Më tej në postimin e saj, ambasadorja shkruan se, beson që anëtarët e Këshillit do të marrin vendime të zgjuara.

Postimi i plotë:

“Është mirë të dëgjosh që Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po bën më shumë progres. I kam takuar të gjithë anëtarët- Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe besoj se ata do të marrin vendime të zgjuara. Faleminderit që vutë të ardhmen e Shqipërisë të parën.”

Good to hear that the Political Council on Electoral Reform is making more progress. I have met all the members – @rudina_hajdari, @DGjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili – and I believe they will make wise decisions. Thank you for putting ’s future first!

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 28, 2020