Skip to content

Ku të mbytem?! Me flamurin amerikan, protesta e veçantë kundër Ramës, Berishës dhe Metës

Ai është kthyer në një personazh të veçantë në Shqipëri. Proteston i vetëm me mënyrën dhe format e ndryshme nëpër rrugët e kryeqytetit.

Sot, ai ka dalë duke protestuar me flamurin amerikan dhe me një parullë rebeluese ndaj klasës politike shqiptare. “Rama thotë: E bëj Shqipërinë teatër; Berisha thotë: E bëj Shqipërinë Gërdec; Meta thotë: E bëj Shqipërinë, Venezuelë”, shkruhet në këtë parullë.

Më shkruan dhe për hallin që i kanë zënë shqiptarët, ku sipas tij populli shprehet : “Ku të mbytem?? To be or not to be”.