Skip to content

Rrëshqitje gurësh në aksin rrugor Berat-Çorovodë, ARRSH bën thirrje për kujdes në këtë aks rrugor

Në aksin rrugor Berat-Çorovodë ka pasur orët e fundit rënie gurësh.

Siç shihet edhe nga fotot, që ka publikuar Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor dhe kompania e mirëmbajtjes ndërhyri për të larguar gurët nga rruga.

POSTIMI I ARRSH

Udhëtoni me kujdes në ditë me shi
Në aksin rrugor Berat-Çorovodë pati rënie gurësh.
Kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë me mjete e punëtorë ‍dhe bëri të mundur pastrimin e rrugës