16 mijë fidanë të rinj gështenjash i janë shtuar pyjeve në Pukë.
 
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në njësinë administrative Qerret ku mori pjese ne mbjelljen e 4 mijë fidanëve të parë, mundësuar nga projekti holandez dhe bashkia Pukë. Sipas ministrit investimi rrit punësimin sezonal dhe shumëfishon prodhimin.
 
Ministri tha se tokat e degraduara, duhet të kenë vëmendje nga biznesi, pasi ato përbëjnë një potencial të lartë për zhvillimin e sektorit pyjor dhe agropyjor ne këto zona.
 
Projekti për mbledhjen e 16 mijë fidanëve të gështenjave pritet të përfundoje në fund të këtij muaji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re