Skip to content

Basha mbledh qindra njerëz në Durrës, reagon Rama, ironizon kreun e PD-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Partia Demokratike të takimit të kreut të PD-së Lulzim Basha, me qytetarët dje në Durrës.

Rama shkruan se Basha po rrezikon jetën e qytetarëve me këto grumbullime, vetëm për të përsëritur të njëjtat gjëra, ndërkohë që ka publikuar edhe foton e takimit ku shihen shumë njerëz.

“Të rrezikosh jetën e njerëzve, për të luajtur një pllakë gramafoni”- shkruan Rama duke ironizuar kreun e PD-së.