Skip to content

Lajm i fundit/ “Për një pllakë gramafoni të rrezikosh…”, Rama sulmon Bashën për takimin në Durrës

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, kryeministri Rama ka sulmuar liderin e opozitës, pas takimit që ky i fundit zhvilloi paraditen e kësaj të shtune në Durrës.

Nisur edhe nga rastet në rritje të të infektuarve, Rama shkruan se “të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!”, duke nënkuptuar atë që ka bërë Basha paraditen e sotme.

Ndërkohë foto të Bashës me qytetarët ka postuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke e shoqëruar me fjalët: “Jam e shokuar me shfaqje të tilla”.