Skip to content

Google blen Apple?

Këtë mëngjese falë një gabimi “teknik”, kane rrjedhur informacione nga Dow Jones sipas te cilave  Google ka blerë Apple.
 
Por mesa duket nuk ka qenë një gabim i tëri. Departamenti i lajmeve pranë bursës kishte shkruar një histori të tërë lidhur me këtë blerje.
 
Google do të përfitonte 9 aksione të Apple për 1 aksion të Google dhe se kjo blerje kishte qenë dëshira e fundit e ekzekutivit legjendar Steve Jobs, shkruan PcWorld.al.
 
Google do të merrte nën kontroll zyrat qendrore të Apple dhe këto janë detaje të tepërta për një gabim teknik.
 
Shuma e raportuar ishte 9 miliard dollar dhe me siguri Apple nuk do të dorëzonte çelësat e kështjellës së saj për kaq pak para.
 
Sipas Dow Jones, ky publikim erdhi aksidentalisht nga një testim i kryer.