Skip to content

Tronditet futbolli shqiptar: Humb jetën talenti 18-vjeçar i Skëndërbeut

Një ditë e zezë për futbollin shqiptar.

Futbollisti i akademisë së KF Skëndërbeu Dorian Tahirllari është ndarë nga jeta.

18-vjeçari para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Megjithatë pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.