Faxweb.al mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vlorëm, ku humbi jetën një 17 vjeçar pasi u shtyp nga skrepi. Jaup Begotaraj ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ishte rritur nga gjyshërit pasi prindërit i ka me probleme të shëndetit mendor.

17 vjeçari së bashku me manovratorin Bujar.Ç punonin në pastrimin e inerteve për hapjen e një parkimi në zonën e kalasë, ndërkohë që fillimisht u fsheh ky fakt, me pretendimin se adoleshenti kishte shkuar në kantier për të takuar një shokun e tij.

Policia e Vlorës  ka nisur hetimin edhe për  firmën  e ndërtimin ku punonte 17 vjecari. Njëkohësisht nga të njëjtat  burime bëhet  e ditur për Faxëeb.al se së  bashku me manovratorin është shoqëruar  në  komisariat dhe tekniku i firmës që  mbikqyrte punimet. Sipas burimeve 17 vjecari punonte në  të zezë dhe sigurisht pa siguracione.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe  B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë.  Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdèkjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë. (E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re