Së fundi ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa ushqime të cilat luajnë rol të mahnitshëm në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

Ata kanë zbuluar se disa ushqime të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, janë gjithashtu të mira edhe për shëndetin e mendjes.

Duke ngrënë një kombinim të llojeve të ndryshme të ushqimeve, njerëzit mund të presin përfitime shëndetësore në periudhë afatgjate, transmeton tg.

Në mesin e këshillave se çfarë të përfshini në pjatën tuaj, shkencëtarët britanikë rekomandojnë që kryesisht ta kufizoni sasinë e kripës, verës, kafeinës dhe çokollatës.

Përderisa nuk ka ndonjë përbërës të vetëm magjik që e përmirëson shëndetin e trurit, ushqimet më të mira dhe më të këqija janë të përfshira më poshtë:

Inkurajohet t’i konsumoni:

Perimet e freskëta (në veçanti ato të gjelbrat)

Yndyrat e shëndetshme (sikur ato me vaj ekstra ulliri)

Arrat

Ushqimin e detit

Gjithashtu përfshini:

Pemët (në veçanti boronicat)

Produktet e bulmetit me pak yndyrë, si jogurti

Drithërat

USHQIMET QË DUHET KUFIZUAR

Ushqimet e fërguara

Ëmbëlsirat

Ushqimet e përpunuara

Mishin e kuq

Kripën.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re