Ndërsa vendi po shkon drejt hapjes totale, në Pogradec, hotelet kanë filluar rezervimet e para për periudhën korrik-gusht. Por ato janë shumë më të pakta krahasuar me një vit më parë.

Menaxheret e hoteleve thone se si rrjedhojë e situatës së krijuar nga virusi covid19, të gjitha rezervimet e bëra prej turistëve të huaj për këtë sezon janë anuluar. Kjo gjë ka bërë që hotelet e qytetit liqenor të shqyrtojnë mundësinë e shkurtimit të vendeve të punës.

Pogradeci tërheq çdo vit një numër të konsiderueshëm turistësh për shkak të klimës dhe kulinarisë tradicionale që ofrohet nga bizneset e zonës. Por ky vit për qytetin liqenor pritet të jetë ndryshe pasi te ardhurat do te jene me te pakta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re