Ka nisur takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Anëtarët e forcave politike janë futur në Pallatin e Kongreseve, e diskutimi ka filluar. Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.
Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.
Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.
Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.
Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.
