Skip to content

Mbledhja e Këshillit Politik/ Opozita dorëzon të gjitha propozimet, në pritje të diskutimit për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik është mbledhur në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore.

Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi ndërkohë që afati i rënë dakord nga palët për përfundmimin e këtij procesi është 31 Maj, pra sot së paku deri në mesnatë.

Gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu raporton se, megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)