Vijon ende takimi i Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Gjatë mbledhjes, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri janë shkëputur për tu takuar kokë më kokë me përfaqësuesin e ambasadës amerikane i cili ndodhet me diplomatë të tjerë në këtë mbledhje.

Mësohet se Ian R. Crawford është i dërguari i ambasadës amerikane në tryezën e negociatës.

Crawford mban detyrën e shefit të seksionit politik dhe ekonomik.

Gjatë takimit me dyshen Gjiknuri-Bylykbashi është bashkuar dhe nën kryetari i LSI Petrit Vasili.

Më herët u zbardh edhe propozimi i opozitës për qeverinë tranzitore ndërkohë që detaje të tjera priten në orët në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko