Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes tha për mediat se, mazhoranca i ka edhe e vetme votat për të kaluar reformën zgjedhore në parlament, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si legjitim.

Ai tha se janë pranuar shumë kërkesa të opozitës, ndërsa mund të pranohen të tjera nëse janë në përputhje me rekomandimet e ODHIR.

“Opozita jashtëparlamentare e ka më mirë të vijë dhe të punojë për gjetjen e një rruge të dakordësuar për reformën dhe pikat e mbetura pa marrëveshje në këtë tryezë, ndërkohë që theksoj se ky parlament është legjitim dhe mazhoranca i ka votat edhe e vetme. Ne kemi pranuar shumë kërkesa të saj, në bazë të rekomandimeve të ODHIR-it dhe jemi gati të pranojmë të tjera.

Do të bëjmë çmos të pranojmë edhe kërkesa të tjera që janë të pranueshme dhe shumë shpejt do të bëj publike të gjitha kërkesat që ka parashtruar opozita, kur të jetë koha jo tani”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri pohoi se mazhoranca do ndjekë rrugën ligjore dhe se do informojë në vijim Parlamentin për arritjet e deri tanishme të diskutimeve në tryezën e Këshillit Politik. Ai tha se është i qetë dhe se dyert do të jenë të hapura për opozitën.

“Gjatë gjithë kësaj kohe Këshilli Politik dhe Komisioni ka trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR dhe është munduar të adresojë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë kërkesat e opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflekotojmë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë e duke dalë me kërkesa të reja. Por ne do vazhdojmë të ndjekim procesin.

Nesër do informojmë Kuvendin , dyert e komunikimit janë të hapura me opozitën për të mbyllur edhe ato pak çështje. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze apo parakushtet e opozitës. Ne do të marrim përsipër rrìsqet për t’i adresuar me kushtin që të adresohen kushtet e OSBE/ODIHR. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Unë do bëj një informim për publikuan se kush janë kërkesat e opozitës në një kohë tjetër”.

Në lidhje me temat konkrete që po diskutohet rreth ndryshimeve që përfshin Reforma Zgjedhore, Gjiknuri tha rekrutimi i komisionerëve është i hapur dhe se kushdo ka të drejtë të aplikojë. Ai vijoi më tej duke thënë se ndryshimey në Kodin Zgjedhor do të realizohen me çdo kusht brenda afatit, duke kujtuar se kjo duhet të ndodh një vit para zhvillimit të zgjedhjeve, duke shtuar se procesi i dialogut nuk merr fund me takimin e sotëm pasi beson në vijimin e tij gjatë ditëve të ardhshme. Me këtë rast ai shprehu edhe dadishmërinë e mazhorancës.

“Paketa duhet të jetë e plotë. Administrata do jetë profesionale, rekrutimi i komisionerëve është i hapur, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisioner të cilët do të zgjidhën me short dhe do të ketë një proces ekstra-teknologjik. Jemi të hapur për çdo takim, do vazhdojmë punën pse vendi ka nevojë për Kod Zgjedhor. Opozita do të ishte mirë të na bashkëngjitët, po parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund, ne i kemi nurmat në Kuvend. Shqetësimet e opozitës janë adresuar. Se opozita ka një problem. Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar pasi ju e dini se ndryshimet duhet të miratohen në Kuvend një vit para zhvillimit të zgjedhjeve”, tha socialisti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re