Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kërkon që reforma zgjedhore të realizohet sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it.

Ambasadori në rrjetet sociale shkruan se reforma është një nga kushtet për integrimin në BE. “Marrëveshja në Këshillin Politik mes partive duhet të përfundojë tani që të hapen negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Soreca.

Një ndër 15 rekomandimet e BE-së për çeljen e negociatave është edhe miratimi me konsensus i reformës zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re