Skip to content

Mysafiri i paftuar i prish planet Bashës, kreu i PD-së po bënte videoselfie, shihni si i mbetet fjalët gjysmë

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke aplikuar çdo ditë e më shumë metodat e reja të komunikimit që përfshijnë dhe videoselfie dhe takimet në rrugë me qytetarët.

Teksa ka qenë duke bërë një videoselfie për rrjetet sociale, një qytetar ndalet pas Bashës, dhe i pëlqen edhe atij të duket paksa në kamera. Ndërkohë kryedemokrati i gjetur i papërgatitur nga kjo situatë bën një lëvizje të lehtë të telefonit të tij, në mënyrë që qytetari të mos shfaqej.

Basha ka qenë mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku zhvilloi takime me bizneset e vogla të zonës, Basha u shpreh se Rama “bredh me charter privat me lekët e shqiptarëve”. Kreu i PD shtoi se opozita ka një vizion për ndryshimin e kësaj situata, ndërsa theksoi se kjo do të ndodhë kur “shqiptarëve t’i kthehen paratë e vjedhura”.

“Janë shtuar listat, është shtuar numri i njerëzve që nuk paguajnë dot as për nevojat minimale, për bukën, varfëria është kudo dhe arsyeja është se ata janë lënë në mëshirë të fatit nga Edi Rama që dhe në këtë periudhë parat i ka për 5 oligarkët.

Rama bredh me charter privat me lekët e shqiptarëve, qindra mijëra euro që do t’i vinin në ndihmë familjeve shqiptare që sot kanë vështirësi për të blerë edhe ushqime bazë

Një në dy familje shqiptare ka prekur fundin jeton në varfëri. Nuk ka pse kjo krizë të rrënonte gjithçka, arsyeja është se parat tuaja, të vinin tek ju për t’ju ndihmuar, shkuan tek oligarkët, tek kontratat sekrete korruptive, tek grabitja e pronës publike, tek udhëtimet luksoze të kryeministrit, në vend të shkojnë tek konsumatori. Kjo situatë e tmerrshëm ekonomike ka vetëm një përgjegjës, njeriun që ka vënë gjithçka në funksion të tij dhe pushtetit të tij.

Ne kemi një plan, një vizion për ta ndryshuar këtë situatë.  Duke ulur taksat, duke hapur ekonominë, duke ju kthyer paratë e vjedhura tërë këto vite. Kjo situatë do të marrë fund përmes një bashkimi të madh të shqiptarëve, me qëllimin që Shqipëria të jetë e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e Ramës dhe 5 oligarkëve”, tha Basha.