Skip to content

E FUNDIT/ Dështimi i Zgjedhores, Rama për opozitën: Kemi respektuar afatin, do presim pa folur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dështimin e Rerformës Zgjedhore duke i thënë opozitës se e kanë respektuar afatin e 31 majit, por do të presin edhe sot pa folur.

“Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”, tha Rama.

Mbrëmjen e djeshme, edhe pse pati një negocim mes palëve nga përfaqësues të ambasadës amerikane, pati të paktën dy çështje si qeveria tranzitore dhe identifikimi biometrik, që nuk u arritën të sheshoheshin mes palëve.(A.M/Faxweb.al)