Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dalë kundër deklaratave të PS-së, ku vetë negociatori Damian Gjiknuri e akuzoi për vendosjen e kushteve të reja.
“Zero kushte te reja nga opozita e bashkuar për rëformën zgjedhore. Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh”, reagon Vasili në Facebook.
Ndërsa edhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për mos vendosjen e kushtëve për sa i përket reformës zgjedhore. Një reagim i tillë erdhi edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosni një qëllim, ju vendosni një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni me kërkesa të zbatueshme dhe / ose të vendosni kushte të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te populli shqiptar. Koha për të ofruar”, deklaroi ambasadorja në rrjetet sociale.
