Ditën e shtunë u luajtën 4 ndeshje në grupin B mes tyre edhe Tomori e Naftëtari. Të dyja skuadrat i humbën ndeshjet e tyre në shtëpi ndaj Apolonisë dhe Pogradecit. Ndërsa një ditë më pas u zhvilua edhe kryendeshja e grupit.
Bylis dhe Tirana e mbyllën në barazim sfidën mes tyre ndërsa sot ballshiotët luajtën edhe transfertën e prapambetur ndaj Shënkollit. Bylis e ka fituar sot dhe tashmë dy ndeshje nga fundi i fazës së dytë Tomori dhe Naftëtari kanë komplikuar edhe më tepër pozitat e tyre.
Tomori gjendet në vendin e pestë vetëm një pikë larg Ilirisë dhe tre larg Shënkollit që janë edhe dy kundërshtarët e saj në këto dy ndeshje por edhe rivalët më të mëdhenj për të siguruar pesëshen e parë.
Në krahun tjetër Naftëtari vazhdon të mbetet në fund edhe pas kësaj jave me një distancë prej katër pikësh nga Shkumbini dhe Turbina që janë para saj.
Nëse Tomori do provoj ta shmang mbijetesën në mbyllje të fazës së dytë për Naftëari kjo luftë do vazhdoj deri në fund.


