Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.

Në fokus të takimit mësohet se ka qenë realizimi i reformës zgjedhore.

Pas takimit, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që Këshilli Politik të mblidhet sërish, nesër në orën 17.00.

Kërkesa e përfaqësuesve të opozitës për mbledhjen nesër në 17.00

Përshëndetje

Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00.

Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re