Në emisionin “Shqipëria Live” pati debate të ashpra midis të ftuarve, të cilët po flisnin për temën “Profili njerëzor i Donald Trump”.
Debati u përshkallëzua e nuk munguan as ofendimet midis të ftuarit Alfred Çako dhe gazetarit Ilir Demalia, që jeton dhe punon në SHBA.
Të bërtiturat dhe ofendimet idiot dhe injorant nuk munguan, me tonet e zërit që u ngritën jo pak.
Debatin mund ta ndiqni në videon më postë, pas minutës së 12.
Debati
Çako – Mund të jetosh në Amerikë, por nuk e di se çfarë bëhet në Amerikë. Po të pyesësh këta që gërmojnë kazanët e plehrave këtu ën Shqipëri, nuk e kanë idenë e politikës, megjithëse jetojnë në Shqipëri.
Demalia– Me çin e ke ti, me çin e ke, ti ej, ej ej ej, Çako, Çako, Çako, dëgjo këtu…
Çako– Mos më bërtit se po ta dija që ishe këtu, nuk do vija fare. Je vetëm një zhurmues injorant, pusho aty. Pusho më lër të flas, jeton në Amerikë, por je një injorant
Demalia– o idiot, o idiot, o idiot! Ato nuk kanë turp. Prandaj është Shqipëria ashtu, se kemi ata njerëz. Merrni të sëmurë psiqikë në studio që falsin për teori konspirative.
Çako – Nuk janë teori konspirative, por anti-konspirative
