Skip to content

Fshehu shkarkimin, komisionerja e vetingut kallëzohet në SPAK

Alma Fasko, Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kallëzohet në SPAK. Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të Dokumenteve “ parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkodër e shkarkuar nga KPK me vendim të datës 11 nëntor 2019, pjesë e trupit gjykues ishte edhe Alma Fasko.

Ish gjyqtarja Muçmata akuzon komisioneren e KPK se i ka fshehur kuvendit shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtare se Gjykatës së Lushnjës. Sipas dokumentit që SPAK ka prej ditës së sotme në dorë Muçmata ishte shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me 23.08.1996 për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Për gjyqtaren Fasko kërkohet pezullimi nga detyra.