Ish-gjyqtarja e Apelit në Shkodër, Hajrie Muçmataj, kallëzon në SPAK gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj. Muçmata e larguar nga KPK në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk arriti të kalonte vettingun në tre shtyllat e tij ka kallëzuar sot anëtaren e KPK, Alma Faskaj, për të cilën thotë se është shkarkuar nga KLD në vitin 1996. E njëjta akuzë si për gjyqtarin Luan Daci, i cili tashmë është pezulluar nga detyra në KPA.
Faskaj ka qenë anëtare e Komisionit që shkarkoi më 11 nëntor Muçmatën. Në kallëzimit e kësaj të fundit thuhet se, Faskaj ka punuar gjyqtare në Gjykatën e Lushnjës dhe është shkarkuar nga detyra, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Për largimin nga kjo detyrë, Muçmataj ka kërkuar informacion nga KLGJ.