Skip to content

Gati spitali ‘karantinë’ Covid-3, Rama flet për valën e dytë të koronavirusit: Ja çfarë pritet

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3. Rama thotë se COVID-3 është ngritur në kohë rekord dhe do të jetë një spital karantinë ose siç shërbente Konvaleshenva.

Rama thotë se kjo është përgjigjia e duhur ndaj valës së dytë të COVID-19 edhe pse ai shpreson që të jetë një parashikim i gabuar.

Manastirliu e cila e shoqëronte bëri me dije se kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër.

“Thuhet se do vijë një valë e dytë, thuhet se do vijë në vjeshtë. Nuk e dimë se çfarë impakti mund të ketë fluksi i madh i turistëve, kështu që do jemi gati. Ne po përgatitemi. Virusi nuk ka ikur, njerëzit të respektojnë masat“, tha Rama.