Skip to content

“Taktikë juridike”/ Shmangin përballjen me vettingun, një tjetër gjyqtare rezulton e sëmurë

Shtyhet për 17 qershor seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ish kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë.

Beçaj pritej të dilte para vettingut më 3 qershor ditën e nesërme por që është shtyrë pasi ka çuar një raport mjekësor.

Njoftimin e ka dhënë vetë KPK, ku njofton se takimi i ardhshëm do të mbahet më 17 qershor në orën 10:00.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Çështja e zonjës Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.