Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Dritaj, të qytetit të Prrenjasit.
Shtetasi Irakli Gjergji Bengo, 38-vjeç ka humbur jetën, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
38-vjeçari ka qenë për vizitë tek të afërmit e tij dhe kur po kthehej për në shtëpi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në humnerë, pasi ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Librazhd/Informacion paraprak
Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.