Ambasadorja amerikane, Yuri Kim do të mbajë sot pasdite një deklaratë posaçërisht vetëm për Reformën Zgjedhore.
Dje u mbajt një takim 9 orësh tek rezidenca amerikane kurse sot pritet që të ketë një marrëveshje.
Ditët e sotme paradite pritet që të mblidhet sërish Këshilli Politik nën mbikëqyrjen e plotë të ndërkombëtarëve.
Ashtu si edhe në ditën e parë, katër pëfaqësuesit e Këshillit, Damian Gjiknuri i PS-së, Rudina Hajdari e opozitës demokrate, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së do të mblidhen në rezidencën e ambasadores amerikane.
Aktualisht mësohet se në rezidencën e Yuri Kim ka mbërritur përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.
