Paraditen e sotme ashtu sikur ishte planifikuar anëtarët e Këshillit Politik janë rimbledhur nën drejtimin e ndërkombëtarëve, ambasadorëve të SHBA-së Kim, BE-së Soreca dhe Britanisë Norman. Në fokus është finalizimi i reformës zgjedhore, pas dështimit të afatit që ishte vendosur më 31 maj.
Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri është larguar nga tryeza e reformës zgjedhore që është zhvendosur tashmë te rezidenca e ambasadores amerikane.
Pas Damian Gjiknurit nga mbledhja është larguar edhe opozita. Përfaqësuesit e PD-LSI-së, por edhe Rudina Hajdari kanë dalë nga takimi. Mbledhja është ndërprerë pasi palët pritet që të konsultohen me liderët e partive për lëshimet që duhet të bëjnë.
