Skip to content

Kritike situata në Iran, regjistrohen sërish mbi 3,000 të infektuar me virusin korona

Irani mesa duket po përballet me një valë të dytë të koronavirusit. Kjo pasi numri i të infektuarve brenda një dite vijon që të pësojë rritje.

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 3,134 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total numri i të infektuarve rritet në 160,696. Këto shifra janë regjistruar për herë të fundit më 30 mars dhe që prej atëherë ka pasur ulje deri në ditët e fundit kur duket se epidemia po kthehet.

Numri i të infektuarve të regjistruar ditën e sotme është bilanci i dytë më i lartë që nga marsi.

Në përditësimin ditor Kianoush Jahanpour, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, tha se 70 iranianë të tjerë kishin humbur jetën si rezultat i koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu njoftoi se të paktën 2.557 pacientë ishin në spital në një gjendje kritike.

Bilanci total i viktimave në vend është rritur në 8,012. /