Skip to content

Gjendet zgjidhja për identifikimin biometrik, BE financim 15 milionë euro. Ja çështja që mban peng marrëveshjen

Tashmë është gjetur gjuha e përbashkët në Këshillin Politik sa i përket identifikimit biometrik.

Opozita kërkonte identifikim biometrik në gjithë vendin kurse mazhoranca kërkonte kohë ose shkallë shkallë por zgjidhja ka ardhur nga BE.

BE ka marrë përsipër t’ i japë zgjidhje duke financuar këtë implementim të teknologjisë në vlerën 15 milionë euro.

Sipas news24 është gjetur gjuha e përbashkët për këtë çështje por marrëveshjen e mban peng ende depolitizimi i administratës zgjedhore.

Palët janë mbledhur në rezidencën e Yuri Kim që prej mëngjesit dhe po punojnë për finalizimin e marrëveshjes.