Një zjarr i madh ka rënë në një kopsht privat, duke krijuar panik të madh te banorët e zonës.
Zjarri është përhapur në çatinë e godinës, ndërsa zjarrfikësit po përppiqen të shujanë flakët.
Zjarrfikësit vazhdojnë që të luftojnë me flakët, ndërsa kanë evakuuar banorët.
Në vendngjarje në kopshtin “Miqtë e diellit” kanë shkuar 3 ambulanca.
“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.”, njoftoi policia.
