Pas ndërprerjes së takimit me ambasadoren amerikane në rezidencën e saj, anëtarët e opozitës jashtëparlamentare në Ksëshillin Politik kanë mbërritur në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa pas tyre edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit është filmuar nga Fax News duke u futur në selinë blu ndërsa ka rënë në sy ecja e saj pasi është parë duke çaluar si dhe me njërën dorë të fashur. Ajo ka kërkuar nga operatorët që ndodheshin aty të mos e filmonin.

Është ndërprerë për një afat rreth një orë mbledhja e anëtarëve të Këshillit Politik me ambasadoren amerikane, Yuri Kim në selinë e kësaj të fundit në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për pikat që nuk janë adakordësuar ende në dnryshimet që priten të ndodhim nga reforma zgjedhore.

Faxweb.al mëson se aktorët që marrin pjesë do të rikthehen sërish pas 90 minutave, përkatësisht rreth orës 20:30 ndërsa burime bëjnë me dije se janë larguar për konsultime.

Ashtu sikurse ndodhi edhe më herët gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së pritet të mbërrijnë në selinë blu ndërsa Damian Gjiknuri në kryeministri.

Në selinë blu ka mbërritur pak minuta më parë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndërsa pritet që drejtuesit e opozitës të njihen me temat që janë diskutuar në tryezë si dhe qëndirimin që duhet të mbajnë në vijimin e saj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re