Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në Shkodër kur rreth orës 17:00 në mbyllje të seancës stërvitore të Vllaznisë në ambientet e fushës sportive “Reshit Rusi’’. Në dalje pas stërvitjes tekniku i shkdranëve, Ernest Gjoka i shoqëruar edhe nga futbollisti Gilman Lika është sulmuar me grusht nga një person i paidentfikuar. Më pas personi ka tentuar ta sulmoj edhe me thikë por trajneri ka arritur të shmnaget dhe të shpëtoj paq nga kjo situatë.

Pas ngjarjes së ndodhur ka patur shumë reagime nga klubi Vllaznisë dhe futbollist të saj, Bashkia Shkodër, Drejtoria e Policisë Shkodër dhe FSHF. Sigurisht të gjithë të gatshëm për zbardhjen e ngjarjes por edhe mbështetje për teknikun Gjoka.

Ernest Gjoka vitin e shkuar shpalli kampion Kukësin ndërsa këtë sezon ka marrë drejtmin e Vllaznisë me objektivin mbijetesën në Kategorisë Superiore. Por tekniku tiranas në CV e tij ka edhe një eksperiencë në Berat, si trajner i Tomorit gjatë sezonit 2011 – 2012 duke ndihmuar atë vit në mbiejetesën e Tomorit në Kategorinë Superiore. Për punën e bërë ai ka lënë përshtypje pozitive duke bërë edhe shumë miq./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re