Nga Mirjeta REXHA

E lidhur ngushtë me media-n, për shkak se punoj me të dhe për të, jo rrallë herë detyrohemi të jemi të ftohtë dhe skeptik ndaj ngjarjeve të tmerrshme do i quaja, që ndodhin në vendin tonë. Të ftohtë sepse u mësuam duke dëgjuar pafund gjëra që nuk shkojnë siç duhet në Shqipëri, por jo të ftohtë për të dhënë një mendim dhe gjykim.

Dëgjoj me ndjenja të ftohta teksa të tjerët flasin me pasion për një politikë, japin mendime për një ndodhi, është e drejtë apo jo, i ka fajet, jo nuk i ka fajet… e të tilla gjëra që mendoj se vetëm ne Shqiptarët kemi kohë të merremi me to. Pse? Sepse jemi shoqëri provinciale, s’kemi me ç’të merremi tjetër! Edhe unë bashkë me ju, për aq kohë sa po shpenzoj pak kohë të merrem me ju!

Edhe unë si “provinciale”, si natyrë e ftohtë në këto ngjarje , si skeptike dhe e lodhur po prap nga provencialiteti po shkruaj dy paragrafë, meqenëse më takon për aq kohë sa jam e fushës.

Mjaft shpenzuat kohë duke komentuar lajme dhe ngjarje që fundja mendimi juaj nuk i duhet askujt, përveç se aty ku mund të dëgjohet o të mjerë të vendit tim!

Mjaft mllef dhe inat shfrytë në rrjetet sociale se ashtu si Ti, dikush tjetër po qesh me komentin tënd!

U tha çfarë nuk u tha, ju dëgjuam, ju lexuam por mjaft o të mjerët e vendit tim!

Historia na ka treguar dhe realiteti i sotëm po na tregon se çdo institucion nuk funksionon në vendin tonë.  Jo më gjatë se para 2 ditësh Top Story zbërthej institucionin e policisë shtetërore, një Polici e korruptuar, – Mjekësia përtokë, për sa i përket aparaturave dhe shërbimeve që ofron, – Gjykatat e korruptuara, – Politika e fëlliqur, – Turizmit i mungon vëmendja dhe investimet. – Arsimi le për të dëshiruar si për nga stafi i mësimdhënies ashtu dhe për nga kushtet që ofron, -Infrastruktura stres në vete, Sektori ushqimorë kancerogjen, – Punësimi zot o zot… dhe në fund Edukata e njerëzve dhe Morali i tyre.

Kur nuk funksionojnë gjithë këto instancat që përmenda më lart, mendoni që mund të ketë moral një roje shkolle? Mendoni që mund të ketë dije një prind i varfër për të edukuar gocën e vet, për ti treguar se si duhet ti zgjedh gjërat në jetë!

Po ku keni moral ju o të mjerët e vendit tim!

Keni kohë të gjykoni një mostër që përdhunoj një 14 vjeçare, pa u ndal tek formimi familjes saj, tek vetë 14 vjeçarja, e cila jam e sigurt që për 8 vite arsim, s’ka prek një libër jashtëshkollor për të lexuar… sepse aq di, aq ka mundësi, aq është horizonti i saj i varfër në të gjitha dimensionet e mundshme!

Libri të fal aftësi dhe besim të patundur edhe nëse të ka munguar nga familja. Të bën të fortë dhe kur të mungon dashuria e prindërve!

O njeri i mjerë, o i paaftë për të dhënë një mendim, kthe kokën nga familja dhe fëmijët e tu o i “Dashuri” im, se duke gjykuar po të rrjedh nga duart baza jote, familja jote, e cila ashtu siç po gjykon ti, po gjykojnë të tjerët bazën tënde të mjerë!

O njeri mendjendritur, ti nuk di konceptet e psikikes së një njeriu, dhe pretendon se je i aftë të japësh një mendim! Ulu dhe lexo një libër, në vend që të shpenzosh kohë duke lexuar dhe komentuar në facebook, duke u marrë me të tjerët në vend që këtë kohë ta shpenzosh me fëmijën tënd duke i lexuar një përrallë apo tregim. Ti në facebook, fëmija jot në youtube o shoqëri e mjerë!

Që këtu nis baza, themeli, e drejta, formimi dhe më pas fuqia! Që tek familja dhe më pas tek institucionet përkatëse e tek morali i të tjerëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re