Skip to content

Miku arkitekt i Ramës sërish përfiton një punë kolosale për Tiranën (foto)

Arkitekti Italian, Stefano Boeri do të projektojë me firmat shqiptare në zonën Riverside në Tiranë. Në mediat e huaja i është bërë jehonë këtij projekti, i cili shihet si i ndërmarrë për t’iu përgjigjur nevoja pas koronavirusit.

Mastet plani parashikon t’i shërbejë për 12,000 banorë në një sipërfaqe të tokës në pronësi publike pranë lumit të Tiranës është krijuar për të qenë më i qëndrueshëm dhe elastik ndaj koronavirusit.

“Kjo është lagja e parë në Evropë që është projektuar në marrëveshje me qeverinë dhe autoritetet e kryeqytetit në gjendje t’i përgjigjen nevojave të reja të fazës pandemike të pas-Covid 19, si dhe të përmbushë të gjitha kërkesat e qëndrueshmërisë të kërkuara nga kriza aktuale e klimës, “tha Stefano Boeri Architetti për Deezen.com.

Tirana Riverside është një nga tre masterplanet e porositur nga Bashkia e Tiranës për hapësirën e  29 hektarëve, ku synon të ndërtojë banesa, zyra dhe dyqane, duke krijuar miniqytet brenda metropolit shqiptar.

Stefano Boeri njihet, si miku i kryeministrit Edi Rama. Kohët e fundit qeveria e ka angazhuar edhe në projektimin e zonave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Thumanës dhe të Laçit.

Emri i i tij u bë njohur edhe për projektin e Teatrit të ri Kombëtar, ku pritet të miratohet së shpejti dhe nga këshilli bashkiak i Tiranës.