Skip to content

Durrësi i bashkohet pròtestës kundër pèrdhunimit, vihet re detaji i veçantë (VIDEO)

Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë në Durrës i janë bashkuar thirrjes kundra dhùnës dhe pèrdhunimit. Ata janë mbledhur në sheshin “Liria” duke marshuar drejt Bashkisë Durrës në shenjë pròteste për ndërgjegjësimin e institucioneve.

U vu re se të rinjtë që ishin mbledhur respektonin rregullat e pándemisë së korònavirusit dhe ruanin distancën sociale. Marshimi u nxit nga ngjarja e fundit ku një 15- vjeçare ra pre e abùzimit sèksual nga një 65- vjeçar i cili ishte roja i shkollës të cilin e frekuentonte e mitura.

Pjesëmarrësit kërkuan t’i jepet fund dhùnës ndaj gruas dhe abùzimit ndaj minorenëve, ndërsa kërkuan nga institucionet angazhim maksimal në zbulimin e rasteve të ngjashme.(A.M/Faxweb.al)