Skip to content

Fier, pyllëzim kundër përmbytjeve

Përmbytjet e viteve të fundit dhe vërshimi i ujërave përgjatë shtratit të lumit Vjosë si dhe prurjet e lumit Seman në Fier e kane kthyer ne domosdoshmëri shtimin e sipërfaqe të pyllëzuara.
 
Për këtë arsye bashkia e Fierit nisi aksionin për mbjelljen e pemëve në zonën e Cakranit, një nga më të prekurat nga përmbytjet.
 
Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi tha se projekti konsiston në shtimin e drurëve përgjatë shtretërve të lumenjve, të cilësuara si zona problematike.
 
Të pranishëm në mbjelljen e pemëve ishin edhe deputet e zonës Xhevit Bushaj dhe Adelina Rista.
 
Ndërkohë që pemët u mbollën edhe në mjediset e gjimnazit “Janaq Kilica”, pas nje kontributi të OSHEE.