Taksa e tatim fitimit për të gjithë bizneset e vogla që kanë xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë do të hiqet deri në vitin 2029. Këtë e tha kryeministri Rama mbrëmjen e kaluar, ndërsa Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj e konfirmoi sot në një konferencë për mediat duke thënë se bëhet fjalë për jetësimin e një plani kombëtar 2030.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarët avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat.

Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund të shoqërohet me heqje të vlerës së tatimit të shtuar”, tha Ahmetaj.

Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Rama shtoi se do ti bëhen si roje biznesit të madh ndërsa i ka propozuar grupit të punës të heqin edhe TVSH për biznesin e vogël. (A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re