Skip to content

“Venecia” rrëzon “Anti-shpifjen”: Të rishikohet, ka paqartësi dhe cënon fjalën e lirë

Komisioni i Venecias ka publikuar draft-opinionin mbi ligjin “Anti-shpifje”.

Sipas “Venecias”, ligji duhet rishikuar pasi mund të cënohet liria dhe integriteti i medias.

Ligji, shton Komisioni Venecias, nuk është gati për zbatim pasi ka paqartësi dhe ndikon në shtypin e lirë.

“Mediat online mund të jenë shenjester e ketij ligji i cili i jep fuqi administrative AMA-s, sidomos ndaj këtyre mediave. Fuqia e AMA-s, është problematike për lirinë e shprehjes. Procedura e ankesave të mediave nuk ofron mbrojtjen e nevojshme. Në këtë ligj që ka edhe vakum ligjor, kompetencat ligjore të AMA-s nuk janë të përcaktuara qartë. Duhet të sigurohet që AMA është një institucion I pavarur politikisht.

Ishte Këshilli i Europës që kërkon një mendim nga Komisioni i Venecias për ligjin “Anti-shpifje” që shkaktoi shumë polemika pak kohë më parë në vend, teksa sidomos ishin shoqatat e medias që kundershtuan nismën e qeverisë.