Një minutat e fundit të emisionit “Opinion”, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi hapësirën për të lançuar projektin e tij për uljen e taksave ndaj biznesit të vogël, duke e lidhur me projektin e madh “Shqipëria 2030”.
Kryeministri në vitin e fundit të konsumimit të mandatit të dytë qeverisës e shpalli këtë projekt për heqjen e dy taksave ndaj biznesit të vogël, atë të tatimit mbi fitim dhe paralajmëroi se nuk do të vjelë TVSH-në. Për këtë vendim të madh ai sugjeroi që deklarata e tij të ishte dhe një lajm kryesor i të gjitha titujve të gazetave. Sipas projektit, biznesi i vogël përjashtohet nga taksat do të jetë deri në 2029.
Dy vendime të fuqishme për taksat ndaj biznesit të vogël me një xhiro 140 mijë usd, të cilat u vendosën apo u rritën pas ardhjes në pushtet të Ramës.
“Ne do të heqim tatimfitimin deri në vitin 2029. Këtë se ka asnjë vend në planet. do ta bëjmë tani dhe kjo do të jetë pjesa e planit ‘Shqipëria 2030’ dhe jemi në finalizim të analizës. Dhe mos më kërkoni datë. Por heqjen e tatim fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri në Parlament. Ne do të heqim tatimfitimin deri në vitin 2029. Këtë se ka asnjë vend në planet”, deklaroi Rama.
Çështja shtrohet se pse e hedh sot Rama këtë si ide dhe nuke bëri këtë gjatë mandatin të dytë qeverisës? Dukshëm ky është një premtim për fushatën elektorale dhe që synon t’ia vjedhë projektin e opozitës, pasi Basha prej kohësh ka deklaruar mos pagimin e TVSH për bizneset e vogla.
Premtimi i Ramës duket si abstrakt për vetë faktin, se pretendon që të mos mbledhë taksat për 10 vite, kur e kishte në dorë të zbatonte më herët, si dhe “shpall” veten fitues, në një kohë kur partia që qeveveris vendin caktohet nga zgjedhjet.
Përtej kësaj, “Shqipëria 2030” synon ta kthejë Ramën në një perandor, pasi nëse ai e ushtron pushtetin edhe dy mandatet e tjera radhazi do ta kthejnë politikanin më jetëgjatë në historinë postkomuniste dhe të demokracisë në Shqipëri. Rama me këtë project po synon të “sfidojë” edhe kancelaren Angela Merkel, e cila ka disa mandate që po drejton Gjermaninë.
