Palët politike duket se janë shumë afër marrëveshjes për reformën zgjedhore.
Bashkëkryetari dhe njëkohësisht përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Takimi mes Ramës dhe Gjiknurit vjen pak para takimit të kërkuar nga OSBE-ja për Reformën Zgjedhore në orën 19:30.
Ndërkohë nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon në selinë blu një mbledhje të fundit me aleatët e PD-së dhe dy përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin.
