Skip to content

Draft i ri për reformën zgjedhore/ OSBE ul palët në tryezë, pranë marrëveshjes

Mbledhja e mbrëmjes së sotme e Këshillit Politik, do të ketë si bazë diskutimi një draft të ri për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se trupa diplomatike në Tiranë, sidomos ajo e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, dhe në mënyrë të vecante OSBE kanë punuar të enjten dhe këtë të premte për ti paraqitur palëve një draft me 11 pika në mënyrë që partite politike ti thonë “PO” marrëveshjes së shumëpritur politike të reformës zgjedhore.

Të njëjtat burime shprehin optimizëm për pasjen e një rezultati dhe produkti final të këtyre bisedimeve, mbrëmjen e sotme.

Hera e fundit që palët ishin për orë të tëra në tavoline ishte dita e mërkurë, kur nën monitorimin e Yuri Kim dhe ambasadoreve të BE e Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesve të OSBE u arrit një progres i madh. Mirëpo marrëveshja nuk u finalizua nga PD për shkak të kërkesave të saj për pjesën e depolitizimit të administratës zgjedhore.