Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar për reformën zgjedhore, ku pritet të ketë një marrëveshje. Në mbledhjen e thirrur nga OSBE-ja, marrin pjesë edhe ambasadorja Yuri Kim si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca si dhe përfaqësuesi i OSBE, Bernd Borchardt.
Një propozim i ri i opozitës së bashkuar, për të cilin u konsultuan kokë më kokë liderët Lulzim Basha e Monika Kryemadhi bashkë me Oerd Bylykbashin e Petrit Vasilin, pritet të diskutohet në mbledhjen e sapo nisur të Këshillit Politik.
Ende nuk dihet ekzaktësisht përmbajtja e propozimit të opozitës, por ai mund t’i çojë palët drejt marrëveshjes përfundimtare, nëse pranohet.
Ndërsa burime brenda PD-së, konfirmojnë se janë në prag të arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, pritet që propozimi i tyre i ri të diskutohet në Këshillin Politik, ku krahës palëve politike, marrin pjesë edhe ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, BE-së, Luigi Soreca, OSBE-së, Bernd Borchardt, Britanisë së Madhe, Duncan Norman.
