Këshilli Politik zhvilloi një tjetër mbledhje këtë të shtunë në Pallatin e Kogreseve.
Takimi ishte I shkurtër dhe pati si qëllim diskutimin e teknikaliteteve për implementimin e marrëveshjes për administrimin zgjedhor të arritur ditën e premte në mbrëmje.
Gjiknuri tha se brenda javës së ardhshme do të miratohet të gjitha pikat e marrëveshjes dhe paketa ligjore do të jetë gati për të shkuar në kuvend.
Ai shtoi se po [përcaktohet detyrat e eksperteve me qëllim implementimin e marrëveshjes së arritur.
