Skip to content

Iu nënshtruan testit të COVID-19 pas infektimit të futbollistit të Bylisit, dalin përgjigjet për lojtarët e ekipit të Tiranës

Lajme pozitive për sa i përket testeve për Koronavirus te Tirana. Burime pranë klubit bëjnë me dije për se të gjithë futbollistët dhe pjesarët e klubit bardheblu janë të pastër.

Asnjë nga futbollistë nuk ka rezultuar i prekur, pas sfidës ndaj Bylisit që u zhvillua ditën e mërkurë ku skuadra e Egbo triumfoi me rezultatin 1-3.

Një lajm ky që i ndez dritën jeshile, takimit të nesërm mes Luftëtarit dhe Tiranës.