Aktori i humorit, Gentian Zenelaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video të parkut Rinia, ku shihet se hapësira të ndryshme janë mbushur me ujë.
Ndërkohë vendi u përfshi ditën e sotme nga reshje shiu, të cilat shkaktuan kaos përmbytje në zona të ndryshme. Duket se edhe parku “Rinia” nuk i ka shpëtuar përmbytjeve.
Aktori, ndërsa ka publikuar videon, ironizon edhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa shkruan: “Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brendshëm”.
Satusi:
“I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia …ooo sa bukuri..o sa lumturi
Ps: më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brendshëm
