Skip to content

U përurua para 6 ditësh, por parku “Rinia” përmbytet nga shiu (foto + video)

Reshjet e sotme kanë shkaktuar probleme në rrugët e Tiranës, kanë shtuar sasinë e ujit në lumin Lana, e po ashtu kanë përmbytur edhe parkun “Rinia”.

Parku u inaugurua vetëm gjashtë ditë më parë, por reshjet e shumta e kanë kthyer në një pishinë atë.

Bashkia e Tiranës shpenzoi rreth 1 milionë dollarë, për t’i dhënë parkut një tjetër formë.