Skip to content

“Ashtu ishte loja…”, Topalli sulmon Bashën: Ia fali gjithçka Ramës, duhet shkulur…

Pakti i ri politik pritet të shkaktojë pakënaqësi brenda radhëve demokratëve, të atyre që njihen si kundërshtarë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Një ndër kundërshtarët më të fortë është Jozefina Topalli, ku në mënyrë permanente e akuzon Bashën për paktet me Ramën, duke e akuzuar për marrëveshje të fshehtë dhe se gjithçka ia fali socialistëve.

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli nëpërmjet një statusi në Facebook ka dalë sërish kundër kryedemokratit Basha

“7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokratëve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiake, i dhuroi të gjitha Bashkitë dhe se nxorri opozitën nga Parlamenti. Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”, shkruan Topalli në Facebook.

Statusi i plotë

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokratëve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiake, i dhuroi të gjitha Bashkite. Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”.

Nuk kërkojnë më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare,as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshtë se ishte…” Këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë. Sonte ishin “ felici e contenti” (të lumtur dhe të gëzuar) me kodin siç ishte. Kjo kastë politike e korruptuar duhet shkulur!