Skip to content

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga

Është shuar mjeku dhe profesori i njohur Panajot Boga. Lajmin e trishtë për humbjen e tij e kanë dhënë kolegët e profesorit, të cilët shprehin dhimbjen për këtë humbje të mëdha për mjekësinë shqiptare.

Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin Ushtarak mban emrin e tij.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka bërë një dedikim prekës për mjekun e njohur,

“Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi!

Përveç fëmijëve të tu biologjikë, ke rritur shumë djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar!

Të qoftë e blertë lëndina! Homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë!’, shkruan profesor Arben Gjata.

Një tjetër dedikim prekës për profesor Bogën është bërë edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga!

Sot eshte nje dite zi per mjekesine e vecanerisht per ortopedine shqiptare, qe humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tone, organizatorin energjik e te kudo gjendur, drejtuesin jete gjate te sherbimit te ortopedise, aplikuesin e guximshem e vizionar te shkences e progresives ne ate fushe kaq te gjere te mjekesise.
Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, bashkepuntoreve te rinj e te dikurshem, miqve, te gjitheve, per kete humbje te madhe.